Arrestohet kunata e princeshës pasi sulmoi të fejuarin
Kunata e ardhshme e princeshës Meghan Markle është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar të fejuarin e saj.
Darlene Blount kaloi një ditë në burg pas incidentit që përfshiu Tom Markle Jr. Thuhet se policia është telefonuar nga shtëpia e ciftit në Shtetet e Bashkuara të Oregonit ku u arrestua gruaja për sulm të shkallës së katërt.
Që prej natës së Vitit të Ri, ajo qëndroi 32 orë në burg dhe u lirua. Dihet se motra e Tom është e fejuara e princit Harry, e cila do bëhet bashkëshortja e tij në Kështjellën Ëindsor në maj të këtij viti.
Ndërkohë, Tom është arrestuar në janar të 2017 për armëmbajtje pa leje dhe pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

