Ardit Çela refuzon të marrë mandatin e deputetit të LSI-së

Ardit Çela refuzon të marrë mandatin e deputetit të

Ardit Çela refuzon të marrë mandatin e deputetit të LSI-së.

Sipas listës Ardit Çelës i kalonte mandati që la Ilir Meta pasi u bë persident dhe pas refuzimit të Ylli Manjanit

"Kam një kontratë me qytetarët e Tiranës si këshilltar bashkiak" mësohet të ketë thënë Çela.

Kuvendi i kërkoi KQZ zëvendësimin e mandatit të dorëzuar nga Ilir Meta, i cili më 24 korrik bëri betimin si president i Republikës së Shqipërisë.

Në renditjen që LSI dorëzoi në KQZ për vitin 2013, ish-Ministri i Drejtësisë renditet pas Luan Ramës, por duket se do të preferojë që mandatin për dy muaj t’ia lërë Ardit Çelës që është i 5 në listë .

Në një intervistë për Ora News, më 21 korrik, Manjani deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit. Por sot dhe Ardit Çela refuzoi. 

/Oranews.tv/

 

.

EMISIONET