Apeli shpall të pafajshme Dallëndyshe Bicin

Apeli shpall të pafajshme Dallëndyshe Bicin

Gjykata e Apelit e Korçës shpall të pafajshëm kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bicin. Ajo ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Pogradecit

Kyeinspetorja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyeshe Bici u akuzua për "Shpërdorim detyre" por gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë.

Ndaj saj prokuroria Pogradec ngriti akuzë pas kallëzimit  të Mitat Cakës, pronar i një objekti në rrugën kombëtare Lin-Pogradec prishur nga IKMT përgjatë aksionit në vitin 2014 në kuadër të rehabilitimit në funksionalitet të territoreve publike.

Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kjo çështje është regjistruar që në 03.10.2014.

E pyetur për këtë vendim, kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se: Kjo nuk është vetëm fitore e ligjshmërisë. Eshtë forca e drejtësisë që truimfon mbi forcën e zaptuesve të pronës publike dhe përkrahësve të tyre, në dhe pas skene. Gjithsesi puna ime dhe e institucionit që unë drejtoj do të vazhdojë vetëm në shërbim të ligjit dhe publikut.

EMISIONET