Anthony Joshua identifikon rivalin e ardhshëm

Muaji prill do të zbres në ring një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Anthony Joshua.

29 vjeçari britanik ka programuar që të zbres në mitikun "Wembley" në muajin prill, por kur kanë mbetur edhe pak kohë nga ajo ditë, Joshua nuk ka gjetur akoma kundërshtarë.

Me Deontay Wilder që ka refuzuar rreth 6 email-e brenda 3 javëve, Joshua ka hedhur sytë nga Jarrell Miller, i cili shihet si një kundërshtar potencial për britanikun.

Megjithatë, amerikani pritet të mos jetë kundërshtari i Joshua në muajin prill, por në qershor, aty ku 29 vjeçari do të kërkojë të konsolidojë pozitat dhe titujt e tij, IBF, WBA dhe WBO, në "Madison Square Garden" në Nju Jork.

Miller renditet në vendin e dytë në WBA dhe i katërti në WBO.

Kundërshtari i Joshua në muajin qershor:

EMISIONET