Adele dhe bashkëshorti i saj dalin për darkë, por vishen si për mision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2018, 12:47
Adele dhe bashkëshorti i saj Simon Konecki u panë së fundmi në një darkë të ëmbël së bashku në West Hollywood të LA.
Këngëtarja me famë botërore, dukej mahnitëse, ndërsa ishte dhe pa make up.
Ajo kishte zgjedhur një veshje të zezë me pantallona të zeza dhe pallto të zezë.
Megjithatë, ajo u sigurua që të kishte pamje sa më të këndshme.
Bashkëshorti i saj Simon Konecki, 43 vjeç, ishte gjithashtu i veshur me të zeza.
Me pamjen e tyre, çifti dukej sikur ishte në një mision, më shumë se kishin dalë për darkë.


