379 milionë dollarë për mbrojtjen e koraleve

379 milionë dollarë për mbrojtjen e koraleve

Autoritetet australiane kanë aprovuar një fond të ri për të mbrojtur Barrierën e Madhe Koralore. Degradimi mjedisor ka bërë që ky vend i shpallur trashëgimi botërore, të humbasë 30% të koraleve në vitet e fundit.

Australia ka caktuar një fond prej 379 milionë dollarësh për të mbrojtur Barrierën Koralore. Një vend i shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO, barriera së fundmi ka humbur 30% të koraleve të saj për shkak të temperaturave gjithnjë në rritje të oqeanit dhe dëmtimit nga yjet e detit me kurorë me gjemba, të cilat njihen si një prej specieve më shkatërruese të shkëmbinjve koralorë.

Financimi gjithashtu do të përdoret për të reduktuar pesticidet agrikulturore që derdhen në det si dhe për përmirësimin e cilësisë së ujit.

Një tjetër pjesë e fondit do të shkojë për fermerët pranë barrierës koralore, që ata të modifikojnë praktikat e tyre.

Barriera është një koleksion i madh i mijëra shkëmbinjve të vegjël koralesh që shtrihen nga maja veriore e Queensland në qytetin jugor të Bundaberg.

Në vitin 2017, organizata UNESCO vendosi të mos e përfshijë Barrierën e Madhe Koralore në listën zyrtare të 55 trashëgimive botërore të cilat janë “në rrezik”.

Por vëzhgimet ajrore të kryera gjatë vitit që lamë pas, treguan se 2/3 e barrierës kishte pësuar dëmtime të paprecedenta.

EMISIONET