Arrestimi i komisionerëve, Rama ngatërron "339" me "184": 14 ishin të PD-LSI, duart në llum

Arrestimi i komisionerëve, Rama ngatërron "339" me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-komisionerëve të dosjes "339".

Sipas tij arrestimi i komisionerëve politikë nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore, por shefi i qeverisë ka ngatërruar dosjen e bujshme të 339 me 184 jo më pak të njohur të Dibrës.

Korrigjimi u bë pas sekonda pak postimit në twitter.

Kryeministri ka treguar edhe përkatësinë politike të të arrestuarve ku shkruan se 14 të pandehur janë të PD-LSI dhe 8 të PS.

Rama: Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, ka firmosur arrestimin e 22 ish-komisionerëve pasi ka provuar votimin e parregullt të 52 personave në emër të shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.

Tri episodet e manipulimit të procesit zgjedhor janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime me vëllezërit Avdylaj.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë dosja 339

EMISIONET