Pranga komandantit të Brigadës Logjistike në FA, abuzoi me 6 mln lekë

Berat- Komandanti i Brigadës Logjistike i Forcave të Armatosura, me gradë ushtarake "Gjeneral Brigade", Syrja Gjoka është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar me një fond prej 6 milionë lekësh të reja.

Syrja gjoka

(Ne foto: Momenti i arrestimit)

Gjykata e rrethit gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest burg  ndaj ushtarakut ndërsa urdhër  arresti është ekzekutuar sot më 16 maj 2014 nga ana e efektivëve të policisë ushtarake.

Nga hetimi rezultoi se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e komandantit të repartit ushtarak 3200 në Kuçovë në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e strukturave eprore ka nxjerrë urdhrin për shkatërrimin e të paktën 7 objekteve në pronësi të FA.

Po ashtu gjatë hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komsionit të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin.

Sipsa një vlerësimi paraprak të bërë nga  Ministria e Mbrojtjes kërkuar nga prokuroria  për nevojat  e hetimit rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundraligjshme është në vlerën e afërsisht 6 milionë lekëve të reja

Pamjet nga momenti i arrestimit

 

sg/oranews online/

EMISIONET