Apologjia e Ramës: Nuk jemi pyll pa derra, batakçij e pisanjosë ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti

Apologjia e Ramës: Nuk jemi pyll pa derra, batakçij e pisanjosë

Për  më shumë se 40 minuta kryeministri Edi Rama mbajti apologjinë e tij për të mbrojtur punën e 8 viteve qeverisje: PS si një parti që çon para reformat dhe reformën në drejtësi, përballë të gjithëve që ai i quan 'armiqë" të reformës në drejtësi.

Si në zgjedhjet e 2017 kryeministri Edi Rama vijon me tezën se në udhëkryqin që ndodhet  Shqipëria PS është e keqja më e vogël përballë kundërshtarëve.

E pranon se në PS në administratë ka ende ‘derra’, batakçij e pisanjosë”

Edi Rama: “Nuk jemi zgjedhja ideale në këtë udhëkryq, kemi bërë gabime që i dimë dhe nuk i dimë. Nuk jemi as pyll pa derra, se batakçij e pisanjosë, ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti lart e poshtë por PS nuk është as kishë as xhami. Është mision që vazhdon pa u ndalur dhe karakter i pakrahueshëm me të tjerët.

Kush voton ata që janë përballë nesh investon direkt kundër reformës në drejtësi ndërsa kush nuk del fare në votim ua lë në dorë të tjerëve zgjedhjen e vet për drejtësinë. A mund të delegohet tek dikush tjetër e drejta jote për drejtësi, sot kur luftohet për të garantuar të ardhmen e drejtësisë.”

Falë shkallimit të Ilir Metës 25 prilli është bërë një rrugë dhe katër punë. E çfarë punësh, do të votohet për ti hapur rrugën më tej drejtësisë në këtë vend duke larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në ekzilin e tij dixhital Sali Berishën dhe dërguar Monika Kryemadhin aty ku e ka vendin, te pakica e pakicës.

Është dhe Lulzim Basha. Basha nuk është rrezik në vetëvete as për demokracinë dhe as për drejtësinë. Por fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët pa karakterin e një lideri është një kukull në duart e tre xhagajdurëve që mund ta mbyllin Lulin në shtëpi me duart e vet Lulit për 30 sekonda.

Në prezantimin "Rruga drejt 25 prillit, drejtësia që duam" nuk mund të mos komentonte koalicionin PD-LSI dhe as kundërshtarin e tij, liderin e opozitës Lulzim Basha që synon drejtimin e qeverisë pas 25 prillit.

Edi Rama: "A keni parë koalicion me qesharak sesa një koalicion paszgjedhor i nënshkruar para zgjedhjeve mes dy partive që në zgjedhje hyjnë veç e veç. Është një koalicion tragji-komik i imponuar nga Sali dhe Iliri për ta lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës që të mos guxojë të ikë i shkreti duke u lënë ata vetëm përballë reformës në drejtësi dhe pasoja krejt të mundshme të drejtësisë për ta. "

https://youtu.be/cYGfcom332M


Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit

EMISIONET