Apeli i nënës nga Shijaku në BOOM: Më ndihmoni për djalin, 15 vjeç dhe as nuk lëviz, as nuk flet

Sot Boom në rubrikën "Shqipëria pa filtra" do të sjellë historinë e zonjës Behie Vila banore e Shijakut.

Para se të behej nënë zonja Behie ka humbur 4 fëmijë.

Ardhja në jetë e djalit ne vitin 2006 e gëzoi pa masë nënën e re, por ky gëzim nuk zgjati shumë.  

Behie Vila: Linda djalin. 2 dite pas lindjes kaloi temperaturë  të lartë. Sot as nuk flet as nuk lëviz ka 15 vite. Rri vetëm me shtëpi që i bej shërbim.

Një nënë e ka harruar veten e saj dhe 24 orë në 24 i shërben djalit.

Sikur të mos mjaftonte fakti që djali nuk mund të lëvizë tashme ai është edhe me diabet. 

Kjo nënë ka vetëm një dëshirë në jetë të dëgjojë një fjalë nga goja e djalit sepse ai nuk ka folur asnjëherë.

"Vetëm në Turqi mund të ketë një mundësi që djali të ketë përmirësime. Në çdo vend tjetër nuk e kanë marrë përsipër. Unë jam nënë dhe vetëm shpresoj që të paktën fëmija të thotë vetëm një fjalë se asnjëherë nuk e kam dëgjuar të flasë, por vetëm të qajë."

Lotët e kësaj nënë tregojnë se sa shumë ndjenja të trazuara ka në zemër.

Ajo ka vetëm një dëshirë që edhe nëse djali nuk do mundet të ecë të paktën të flasë të thotë se çfarë i dhemb.

Për këdo që mund t'i ofrojë ndihmë të specializuar mjekësorë djalit 15-vjeçar ne do të publikojmë në rrjetet sociale edhe numrin e kontaktit  të familjes.

Vendi Lajme ndihme Lajmi i fundit Sociale nena shijak Aktualitet apel boomdjali

EMISIONET