Trageti në flakë, 10 të vdekur dhe 38 të zhdukur. Shpëtohen 427 pasagjerë

Ka zgjatur plot 35 orë odisea e tragetit grek "Norman Atlantic" në detin Adriatik, vetëm pak km larg brigjeve të Vlorës. Bilanci tragjik i këtij incidenti, ka shkuar në 10 viktima ndërsa mediat greke thonës se 38 pasagjerë rezultojnë të zhdukur. Zyrtarisht 427 pasagjerë kanë arritur të shpëtohen nga trageti i cili u përfshi nga flakët që prej orës 04:00 të mëngjesit të 28 dhjetorit 2014.

Kryeministri Italian në një konferencë për shtyp deklaroi se pas operacionit të shpëtimit do të bëhej dhe bilanci pasi dyshohej se në bord mund të kishte pasur më shumë persona se sa ishin deklaruar.

“Sigurisht kishte pasagjerë që nuk ishin regjistruar, klandestinë në bord. Dy prej tyre zbritën në Bari” kofirmoi Prefekti i Brindizit.

Fillimisht u bë e ditur për trupat e 5 personave por disa orë më vonë u konfirmua se ishin gjetur edhe trupat e pajetë të dy personave të tjerë.

Komandanti ishte personi i fundit i cili la anijen e nisur dje nga porti i Igumenicës drejt Anconës m 478 persona në bord

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi nga kryeministria se 22 shqiptarët në bordin e tragetit Norman Atlantik janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Marina Ushtarake, dhe Rojet bregdetare italiane informuan minutë pas minute për persona të evakuar nga anija e cila mëngjesin e së dielës, (28 dhjetor 2014) u përfshi nga flakët në brigjet e Korfuzit.

Pokuroria e Barit hap hetimet.

Operacioni maratonë për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit "Norman Atlantic" nisi prej ditës së djeshme dhe vazhdoi përgjatë gjithë orëve të natës deri në orën 14:30 të 29 dhjetorit  në kushte ekstremisht të vështira si rezultat i errësirës dhe motit të keq dhe temperaturave të ulëta. Në këtë operacion u angazhuan tre shtete: Italia, Shqipëria, Greqia.

Ishin orë terrori (më shumë se 24 orë)  ato të përjetuara nga pasagjerët e "Norman Atlantic” të bllokuar në bordin e anijes e cila u përfshi nga flakët që prej orës 04:30 minuta të të dielës, 28 dhjetor 2014.

Ora News ndjek hap pas hapi zhvillimin e ngjarjes

Ora 20:15 Shkon në 10 numri i viktimave të tragetit "Norman Atlantic”

Ora 18: 47 Ministria e Jashtme: Evakuohen të gjithë shtetasit shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se janë evakuuar të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodheshin në tragetin tragetin 'Norman Atlantic', i cili u përfshi në flakë.

Ministria e Jashtme publikon edhe emerat:

Anija ABY JEANETTE (presim informacion për portin ku do te ankorohet anija)

1.  Refik Aliko

2. Sheraf Aliko

3. Donika Aliko

4. Festim Cuci

5. Hasie Cuci

6. Brunilda Kazo

Në anijen Cruise Europe(për pak orë mbërrin në Igumenicë ku kemi dërguar Konsullatën tonë nga Janina për të asistuar shtetasit tanë:

7.  Aleksandër Beqiraj (fëmijë)

8.Enkeleida Beqiraj

Aktualisht në Itali:

9.  Senada Kolekaj (në Lecce, jashtë rrezikut për jetën)

10. Robet Mane (në spitalin e Barit, dhe pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence)

11. Alban Skendaj (në spitalin e Barit, jashtë rrezikut për jetën)

Qendra e Emergjencave në Romë informon se janë evakuuar nga trageti por presim informacion mbi vendndodhjen:

12.   Leonard Beqiraj

13. H. Cukja

14. G. Gega

15. V. Kane

16. L. Ndreu

17. J. Qerama

18. P. Zhuri

19. K. Zhuri

20. A. Zhuri

Janë evakuuar dhe shtetasit me nënshtetësi tjetër:

A. Pashaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / Igumenicë

Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / Aby Jeannette

S. Qendro (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / presim informacion mbi destinacionin

J. Kristo  – I evakuuar në Aby Jeannette

Ora 18:05 Numri i viktima shkon në 8

Kur u mendua se nuk do të kishte më viktima, mbërriti lajmi që një person tjetër u konfimrua i vdekur, ndërsa 38 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në foto: Fytyrat e të mbijetuarve pasi u shpëtuan në anijen Spirit of Piraues

Ora 16: 20 Njëri nga trupat e pajetë mberrin ne Brindizi 

Ka mbërritur në Brindizi drupi e dytë i pajetë e gjetur në ujrat e detit Adriatik. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë trupi do të transportohet në spitalin Perrino të Brindizit.

16:00 Gjenden edhe 2 trupa të pajetë

Autoritetet italiane konfirmojne për gjetjen e dy trupave të tjerë të pajetë. Ndërsa në orën 15: 30 rojet bregdetare informojnë se edhe komandanti la anije.

Ora 14:30: Evakuohen te gjithe pasagjeret ne bord vetem komandanti

Në orën 14: 30 minuta Marina Ushtarake italiane konfirmon se janë evakuar të gjithë personat që ndodheshin në anijen "Norman Atlantic".

Në bord ndodhet vetëm komandanti i tragetit dhe 4 pjesëtarë të marinës italiane.

Ndërkohë anija "Cruise Europa" e cila kishte në bord 69 persona do të zbarkohej në Igumenicë.

Ora 13: 30 Evakuohen të gjithë pasagjerët, në bord vetëm ekuipazhi

Rojet bregdetare italiane përmes një postimi në Twitter shkruajnë se tashmë janë evakuar të gjithë pasagjerët.  Në bord ndodhen vetëm 9 persona të ekuipazhit për tu kujdesur për anijen.

Marina ushtarake italian konfirmon se janë evakuar 419 persona, ndërsa numri i viktimave deri tani është 5.

 

 

Ora 12: 21 Renzi: Faleminderit Shqipërisë e Greqisë. Ne bëmë një punë të jashtëzakonshme

Kryeministri Italian Renzi në një deklaratë për shtyp duke konfirmuar se janë 5 të vdekur. “Mësuam për 4 të vdekur të tjerë, duke shkuar në 5 numrin e viktimave” . Ai falenderoi autoritetet shqiptare  e greke që u angazhuan në këtë operacion. Një falemderim të veçantë autoriteteve italiene “Ju falenderoj vërtetë. Keni bërë një punë të jashtëzakonshme”

Ora 12: 14 Konfirmohet vdekja e 4 personave te tjere 

Anijet greke kanë arritur të nxjerrin nga deti trupat e pajetë të 4 personave. Ministri i Marinës greke konfirmon lajmin. Trupat janë gjetur në ujrat territoriale greke, kjo është dhe arsyeja që qeveria italiane nuk kishte dijeni. Ndërkohë Teodora Douli, bashkëshortja  e shtetasit grek, Georghios Doulis, i cili gjeti vdekjen dje deklaroi për mediat se kishte parë një tjetër trup të pajetë në det por nuk dihet nëse janë ata që tashmë janë rekuperuar apo jo. Me shtetasin grek i cili gjeti vdekjen dje duke u hedhur nga anija, për ti shpëtuar flakëve numri i viktimave shkon në 5.

VIDEO DIREKTE NGA KANALI ITALIAN RAINEWS24:

Ora 11: 30 Hapen hetimet

Prokuroria e Barit hap hetimet për zjarrin e shpërthyer në target dhe për mbytje të qëllimshme të anijes. Prokurori, Giuseppe Volpe saktësoi se bëhet fjalë për një konfigurim të parë të krimit.

Deshmia: Pashe 4 trupa të pajetë

Ndërkohë një shtetas turk, i cili ishte në mesin e 49 personave që zbarkuan sot me anijen ‘Spirit of Pireus’ në portin e Brindisit ka dhënë alarmin se në bordin e anijes gjenden katër viktima. Ai ka deklaruar per mediat se viktimat i ka pare ne nje kamion.

Në orën 10: 00 Marina italiane informon për 340 persona të shpëtuar dhe për 138 persona që janë ende në bordin e tragetit  “Norman Atlantic” .

970x344_1419851146036_combo4

Video të shpëtimit të njerëzve në anije me helikopter

Ne foto: Vazhdon operacioni i shpetimit

Ora 09:00 Ne bord ende 168 persona

Ndërsa mbeten ende 168 persona në bord informon marina ushtarake, përmes një postimi në Twitter ku informon se anija "De La Pene" do të mbërrijë në vendngjarje rreth orës 09:00.

 

Prefekti i Barit Antonio Nunziante bën me dije se kanë mbërritur në portin e Brindisit një anije me 49 pasagjerë.

[caption id="attachment_443359" align="alignnone" width="970"]970x344_1419839288918_Schermata_2015_12_29_alle_08.45.50 (1) Momenti kur pasagjeret e Tragetit "Norman Atlantik" zbresin ne Bari[/caption]

Sipas Nuziantes mes tyre janë dhe tre fëmijë. Pasagjerët janë shqiptarë,grekë dhe 2 klandestinë, ndërsa ka nisur operacioni i zbarkimit të tyre në breg.

Video e re nga anija në flakë…

Ne foto: Momente nga evakuimi i pasagjereve te anijes "Norman Atlantik"

Operacion maratonë ka vazhduar përgjatë gjithë orëve të natës në kushte ekstremisht të vështira si rezultat i errësirës dhe motit të keq. Aktualisht vijojnë të gjenden në bord edhe 168  pasagjerë, ndërsa operacioni për evakuimin e tyre vijon.

Mëngjesin e sotëm deti është qetësuar disi nga dallgët, ndërsa anija vijon të digjet. Anija “Norman Atlantic” po tërhiqet drejt bregdetit të Brindisit nga rimorkatorët italianë.

Ndërkohë listës së 7 shqiptarëve të shpëtuar i është shtuar edhe Brunilda Cazo. Djen u evakuan Refik Aliko,Sheraf Aliko, Donika Aliko,Jonel Lamcaj,Festim Cuci,Hasie Cuci, ndërsa një shtetas tjetër identiteti i të cilit nuk dihet ende u transportua me helikopter në spitalin e Brindisit.

Marina ushtarake italiane bën me dije se ekipi italian gjendet në bordin e anijes për të lehtësuar aksionin.Në anije është dhe një operator fluturimi si dhe ekipi mjekësor i përbërë nga mjekë dhe infermierë për të asistuar pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Deri tani nga aksidenti detar është regjistruar vetëm një viktimë me shtetësi greke, në tentativën për të braktisur anijen në flakë. Për të shpëtuar pasagjeri ishte hedhur në det. Mediat italiane raportojnë dhe per dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë.

Për të shpëtuar personat që ndodhen në bord tashmë janë angazhuar tre shtete, Italia, Greqia dhe Shqipëria.

EMISIONET