Anija çisternë ngelet në det, pëson avari,tërhiqet nga rimorkiatori shqiptar

Anija çisternë ngelet në det, pëson avari,tërhiqet

Rreth ores 1 e 30 pas mesnate nje çisterne me flamur turk e ngarkuar me gaz te lengshem leshoi alarmin SOS . Ne orën 4:20 minuta rimorkiatoret e nisur nga Vlora, filluan proçedurat e rimorkimit, anija e ngarkuar me rreth 9 mije litra gaz ishte nisur nga porti i Venecias Itali dhe do te perfundonte ne portin Anverp te Belgjikes. U deshen me shume se 10 ore rimorkim qe anija me flamur turk te ankorohej ne gjirin e Vlores.

Anija kishte pesuar defekt ne motorrin qendror dhe punonte me ata ndihmes, nderkohe ajo pritet te qendroje disa dite ne spirance ne rade ne Gjirin e Vlores prane Pashalimanit dhe me pas komandantii apo kapiteni te vendosin nese anija çisterne do te riparoje defektin ne motorr ne vend apo do te rimorkohet serisht drejt ndonje porti tjeter ku ka kantier per riparimin e anijes, e cila fiku motorrat sot 40 milje larg Vlores dhe 30 milje larg gadishullit te Karaburunit.

Anija me flamur turk pesoi avari pak ore pas mesnate dhe lajmeroi per ndihme portet me te afert te Barletes në Itali, Korfuzin ne Greqi dhe Vloren ne Shqiperi ,ku kapiteneria jone kreu per 10 ore rimorkimin dhe sjelljen e anijes ne gji, ku mund ti shpetonte detit te eger ku gjate gjithe ketyre oreve ka qene me fuqi mbi 5 balle ne det te hapur dhe erera te forta.

EMISIONET