Angelina Jolie heq vezoret për të parandaluar kancerin. Në 2013 iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë

Angelina Jolie heq vezoret për të parandaluar kancerin. Në 2013

Angelina Jolie vendos ti nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr vezoret si dhe tubat fallopianë (tubat që lidhin vezoren me mitrën) si masa për të parandaluar kancerin.

Në një shkrim të publikuar në New York Time, Jolie thotë se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale javën e kaluar pasi ajo mbart një gen që i jep 50 % mundësi për zhvillimin e kancerit të vezoreve

Në vitin 2013 ajo ka pasur mastektomi të dyfishtë (heqje të gjinjëve).

Gjyshja, nëna dhe halla e saj kanë vdekur nga kanceri.

Angelina Jolie, 39 vjeçare, ka theksuar se do të kërkoj mënyra për ta forcuar sistemin e saj të imunitetit për parandalimin e kancerit.

EMISIONET