Andorra-Shqipëri, Berisha: Nuk lejohet asnjë surprizë, ta nisim me këmbën e mbarë

Andorra-Shqipëri, Berisha: Nuk lejohet asnjë surprizë, ta nisim

Në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes eleminatore kundër Andorras, kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha është shprehur se, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe se nuk lejohet asnjë rezultat surprizë.

Etrit Berisha: “Ne kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kalura. Duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë. Sidomos në ndeshjet jashtë Shqipërisë. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë surprizë.

Trajneri na ka treguar që gabimet që kemi bërë në atë ndeshje kanë ndodhur për shkak të mos përqendrimi. Ishin gabime të evitueshme. Futëm veten në vështirë. Nesër është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi.

Morali do të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh që do të luajmë me ekipe të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi kualitet në ekip, por duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Do mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur.

Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim sepse kemi luajturn edhe më parë. Në ndeshjet që kemi luajtur në shtlëpi kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Por me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër sepse do të jetë me një fitore që ta nisim me këmbë të mbarë".

Ndeshja e parë eleminatore për Botërorin "Katar 2022", kundër Andorras, luhet ditën e nesërme në ora 20:45.

Pas transfertës iberike Shqipëria pret pas 3 ditësh në Tiranë Anglinë, ndërsa më pas udhëton drejt San Marinos.

Sport Lajme Kombëtare Lajmi i fundit edi reja konferenca per shtyp etrit berisha katar 2022 eleminatoret Kombëtarja Andorra-Shqipëri

EMISIONET