Shqipëria U-21 përmbys rezultatin përballë Andorrës, të rinjtë nuk dorëzohen deri në fund
Shqipëria U-21 fitoi sfidën kundër Andorrës të vlefshme për Euro2021 me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje e vështirë por në fund kuqezinjtë ja arritën.
Skuadra kombëtare shqiptare U-21 nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën përballë Andorrës të vlefshme për Euro2021.
Që në minutën e 2' të lojës, Andorra kaloi në avantazh me anë të një penalltie.
Ishte kapiteni Alaez që e shndërroi këtë mundësi në gol. Ndërkohë ka pasur reagim dhe nga të rinjtë e Shqipërisë në minutën e 13' me anë të Xhixhës brenda zonës por që u ndal nga portieri.
Pjesa e parë e lojës u mbyll në favor të Andorrës. Ndërsa në minutën e 62' të besuarit e Alban Bushit rikthyen balancat në Elbasan Arena përmes Selmanit.
Lojtarët e kombëtares nuk u dorëzuan deri në minutat e fundit të lojës teksa Vrioni shënoi golin e dytë. Kuqezinjtë nuk u mjaftuan vetëm me këto dy gola pasi në minutat shtesë Bullari shënoi të tretin duke i dhuruar 3 pikët të plota.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-2-3-1 ): G.Selmani; Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci; Trajner: Alban Bushi
Andorra (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.
Të rinjtë kuqezinj do të luajnë sonte në orën 19:00 në stadiumin "Elbasan Arena".
