Amnesty International: Ankaraja nuk siguron të drejtat e qytetarëve të saj, jo më të mijëra emigrantëve

Amnesty International: Ankaraja nuk siguron të drejtat e qytetarëve

'Emigrantët nuk janë të sigurt nëse kthehen në Turqi', është ky qëndrimi i organizatës jo-qeveritare që mbron të drejtat e Njeriut, Amnesty International, sipas së cilës, Turqia nuk mund të konsiderohet më një vend i sigurt.

Kryetarja e kësaj Organizate për marrëdhëniet me BE-në, Iverna McGovvan është shprehur se marrëveshja e arritur së fundmi mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë shkel hapur norma ligjore dhe morale.

McGovvan shton se qeveria e Ankarasë nuk është e aftë që t'u sigurojë një mbrojtje adekuate qytetarëve të saj dhe jo më mijëra azil-kërkuesve të tjerë që pritet të kthehen mbrapsht.

Turqia është prekur shpesh gjatë muajve të fundit nga sulmet me eksplozivë. Shpeshtësia e tyre si dhe një sërë problemesh të tjera që lidhen të drejtat themelore të njeriut si dhe me lirinë mediatike, kanë bërë që ndërkombëtarët të vënë në dyshim aftësitë e qeverisë për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Aktualisht Turqia është shteti që ka pritur më shumë refugjatë, në kushtët kur numri i tyre ka mbërritur në afro 2.7 milionë. Ankaraja ka rënë dakord që të marrë mbrapsht gjithashtu azil-kërkuesit e bllokuar në Greqi si dhe të reduktojë fluksin e tyre të lartë.

Megjithatë, marrëveshja e arritur ne Bashkimin Europian është kritikuar ashpër nga Amnesty Internatinal por edhe nga organizata të tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut. Sipas tyre, emigrantëve po u privohet e drejta për të zgjedhur lirisht vendin se ku duan të kërkojnë azil.

/Ora News/

EMISIONET