Ambasadori hungarez fton biznesin shqiptar të investojë: Ofrojmë mundësira
Ambasadori i Hungarisë, Antal Heizer, evidentoi mungesën e bashkëpumit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi me biznesin shkodran, ku ftoi sipërmarrësit të bëhen pjesë e shkëmbimeve tregtare të përbashkëta.
Antal Heizer: Është pak problem me të vërtetë, unë kam parë zhvillim të Shqipërisë, por bashkëpunimi ekonomik është shumë i ulët. Ftoj biznesmenët shqiptarë të investojnë në H ungari si një vend që ofron shumë mundësira. Siç edhe dëshiroj ti sjell investitorët hungarez në Shqipëri.
Më pas Ambasadori u bë pjesë e ceremonisë përkujtimore të 59-vjetorit të revolucionit antikomunist hungarez të vitit 1956.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë drejtues vendorë dhe ish- të përndjekur politik.
Çdo vit, Shkodra mbetet epiqendër e përkujtimeve të kësaj date nga Ambasada e Hungarisë në Shqipëri.
