Ambasadori francez: Rama tha një gjë që tashme njihet botërisht
Korçë-Kosova e pavarur është realitet dhe për këtë nuk ka pse të krijojë problem deklarata e kryeministrit Rama. Nga Korça duke folur për vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi, ambasadori francez Bernard Fitousi ky fakt ditet botërisht se është njohur nga 108 shtete.
"Mbi 108 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk ka pse të jetë problem për Serbinë. Ajo që dua të them është se Shqipëria dhe Serbia janë dy vende fqinje dhe që të dyja kandidate për në BE, të dyja shtete europiane"
Për ambasadorin francez si Shqipëria dhe Serbia janë dy shtete që duhet të normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën si dy vende që aderojnë të hyjnë në BE.
"Njerëzit e mbajnë mend vizitën e Ramës sepse është pas 68 vitesh, pasi pas një viti kur të realizohet do të flitet për vizitën e kryeministrit serb në Tiranë."
Keto deklarata ambasadori i bëri nga Korça ku përmbylli një seri takimesh dhe vizitash,që nga homazhet tek varret franceze e deri tek rikthimi i një ikone shekullore në një kishe të Voskopojës.
