ALUIZNI mbledh drejtuesit rajonalë, Gjermeni: Në janar paketa ligjore për legalizime falas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2013, 19:29
Në janar të 2014 qeveria pritet të miratojë paketën ligjore ku parashikohen edhe proçedurat falas për legalizimet.
Në një takim me drejtues të ALUIZNI-t të rretheve, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni premtoi se proçesi i legalizimeve do të përfundojë së shpejti.
Ndërkohë që kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, akuzoi qeverinë e mëparshme për mashtrim me sigurimet e punonjësve të këtij institucioni.
Ndër të tjera kreu i ALUIZNI-t premtoi rishikim të tarifava për tokën në bazë të qyteteve.
