Aktori dhe prezantuesi italian, Ezio Greggio merr shtetësinë shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2015, 08:59
Aktori dhe prezantuesi Italian Ezio Greggio merr shtetësinë shqiptare.
Në listën e 15 personave për të cilën presidenti Bujar Nishani firmosi dhënien e shtetësisë shqiptare është edhe prezantuesi i emisionit "Striscia la Notizia".
Në nëntor 2014 Greggio në "Tirana International Film Festival", Ezio u nderua me çmimin e Mirënjohjes për promovimin e aseteve kinematografike në Shqipëri, me qëllim sjelljen e produksioneve të huaja që janë të interesuara për shfrytëzimin e peisazheve dhe studiove shqiptare.
/Oranews.tv/
