Aksidentoi për vdekje shokun e tij, Mhill Gega tenton vetëvrasjen në paraburgim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2021, 12:12
Mhill Gega, i cili aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës, ka tentuar vetëvrasjen në paraburgimin e Shenkollit.
Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët të cilët thonë se 55-vjeçari ka tentuar të presë damarët e dorës dhe është dërguar për mjekim në spital.
Mhill Gega është vënë nën akuzë për vrasje me dashje dhe ndaj tij Gjykata e Lezhës të shtunën ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
