Aksident rrugor në Lushnje, humbet jetën 36 vjeçari Vait Kaja, shkak shpejtësia
Vait Kaja, 36 vjeç, nga fshati Ardenice i Lushnjes,ka humbur jeten mengjesin e sotem si pasoje e nje aksidenti automobilistik.
36-vjeçari Kaja po udhetonte ne drejtim te Lushnjes, por si pasoje e humbjes se kontrollit te drejtimit te automjetit, ai eshte perplasur me bordurat anesore qe jane pergjate ketij aksi rrugor, e per pasoje ka gjetur vdekjen.
Policia rrugore e mberritur ne vendgjarje ben me dije se shkak per kete aksident ka qene shpejtesia e madhe me te cilen po udhetonte mjeti,nderkohe qe drejtuesi i saj,Vait Kaja, qe tashme ka nderruar jete udhetonte edhe pa rrip sigurimi.
Mjeku ligjor, i cili ka kryer edhe autopsine, ka deklaruar se Vait Kaja nuk ka mundur te mbijetoje si pasoje e hemoragjise se brendshme qe ka patur.
