“Ajo ka ditëlindjen, unë kam gëzim” Jul Deda uron njeriun e tij të shtrenjtë me fjalët më të bukura
Jul Deda është një ndër aktorët më të dashur për publikun. Atë e shohim mjaft aktiv në rrjetet sociale ku në të shumtat raste tregon se sa i lidhur është me familjen e tij.
Kjo ditë është mjaft e veçantë për aktorin pasi mbesa e tij e ka ditëlindjen.
Nuk kishte si të mungonte dhe një super dedikim nga xhaxha Juli për të. Nëpërmjet një postimi në Instagram Juli ka uruar bukuroshen Ema me fjalët më të bukura.
“Ajo me therret Xhaxha Luli, une e therras Ema xhaxha. Ajo me do shume, une e dua edhe me shume. Ajo ka ditelindjen, une kam gezim.
U befsh 100 vjeçe mbesa ime, shoqja ime, zemra ime. Zoti te bekofte moj Ema Deda! Te du fort.”- shkruan Juli krahas fotos të bukuroshes Ema.

