Afrofeja ikën me qershorin, Rama: Brenda këtij muaji, nuk do ketë më fatura të tilla
Brenda muajit qershor, shqiptarët do të paguajnë energjinë elektrike që harxhojnë dhe jo më fatura afrofe. Kryeminsitri Edi Rama dha garancinë për përmbushjen e këtij zotimit nga zona e Spitallës dhe Durrësit të ri, ku përmes një investimi prej 6.5 milionë dollarë, banorët nuk do vuajnë me mungesën e energjisë elektrike.
Qershori, është afati i fundit që Kryeministri Edi Rama i ka lënë autoriteteve për të hequr faturat afrofe të energjisë elektrike, që rëndojnë në xhepin e familjeve shqiptare.
Zotimin , Kreu i qeverisë e artikuloi nga zona e Spitallës dhe Durrësit të Ri, që kanë vuajtuar për vite me radhë mungesën e energjisë elektrike, por tashmë 40 mijë banorët do të shohin dritë në shtëpitë e tyre, falë një investimi prej 6.5 mln dollarë në rrjetin ekzistues.
Edi Rama: “Do t’i qëndrojmë edhe një zotimi shumë të rëndësishëm që brenda muajit qershor do të heqim afrofenë. Nuk do të ketë më fatura afrofe që janë një problem i madh por problem i trashëguar për shkak se historia u bë o burra kush të vjedhi, o burra kush t’ia hedhi tjetrit, ju ja hidhnit shteti, shtetit ja hidhte ju edhe u bënë bërllok. Ajo që po ndodh është një kthesë e madhe.”
Qytetar:“20 vjet nuk ka patur drita. Merrnim në telefon në shtëpi a ka drita dhe rrinim në lokal se ku do shkonim”.
Qytetar: “Na u duk hidhtë, por populli thotë që hidhërimi ka dhe gëzim në fund”.
Rrjeti i ri, , do të sigurojë vazhdimësi në furnizimin me energji elektrike, eliminon luhatjet e theksuara të tensionit që jo rrallë ka shkaktuar dëme në pajisje, si dhe humbjet në rrjet, që për vitin 2016 parashikohen të ulen në nivelin e 20%.
Gjatë takimit me banorë të zonës, Kryeministri Rama nuk harroi të tregohej i sjellshëm me gra të cilat kishin ardhur në takim duke i dhuruar atyre lule.
/Oranews.tv/
