A po vaksinohet për fushatë? Dasho: Në Shqipëri gjërat bëhen aq trashë sa nuk mund të fshihen

A po vaksinohet për fushatë? Dasho: Në Shqipëri gjërat

Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e fushatës masive të vaksinimit në zemër të fushatës elektorale në vend, eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se pandemia po përdoret politikisht nga mazhoranca në Tiranë që ndryshe nga shtete të tjera e bën “hapur dhe trashë”.

"Nuk është vetëm Shqipëria. Problemi i vaksinës dhe problemi i Covid-it në përgjithësi dhe trajtimi i pandemisë ka qenë pikë në shumë fushata elektorale. Unë mbaj mend nga viti i kaluar mënyra se si Zelanda e Re menaxhoi pandeminë u kthye në çështje fushate atje dhe fakti që kryeministrja dhe ekipi i saj patën një nga përgjigjet më të mira ndaj pandemisë u kthye në një faktor pozitiv dhe një parti e vetme fitoi zgjedhjet.

Kjo ndodhi edhe në SHBA. Kur u analizua humbja e presidentit Trump, një nga arsyet kryesore që iu dedikua kjo humbje ishte pikërisht mënyra se si ai menaxhoi pandeminë.

Nuk mund ti shmangesh dot politizimit, por ajo që duhet të vemë re në Shqipëri është se, fushata e vaksinimit, se fushata e vaksinimit masiv përkoi me fushatën elektorale. Është e pamundur që ta quash një rastësi. Duket qartazi një përpjekje për të shfrytëzuar fushatën e vaksinimit në funksin të fushatës elektorale dhe asaj çfarë po ndodh në politikën shqiptare.

"Në Shqipëri gjërat bëhen aq trashë sa nuk mund të fshihet kjo situatë", tha më tej Dasho.

Lexo edhe: Nis vaksinimi masiv i popullsisë në sheshin Skënderbej, Rama: Brenda majit 500 mijë vaksinime

Vendi Lajme rtv ora intervista Politikë erion dasho Aktualitet fushata elektorale vaksinimi

EMISIONET