"A duhet bërë vaksina anti-grip?" Ja si përgjigjet Pipero

"A duhet bërë vaksina anti-grip?" Ja si përgjigjet

I ftuar në "Arena" në RTV Ora nga Dritan Hila, mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ndaj virusit stinor na mbron nga ky i fundit dhe na ndihmon të dallojmë të infektuarit me Covid-19.

Ai shtoi se për plazmën dhe për vaksinën nuk pres ndonjë mrekulli të madhe.

Pipero: Unë nuk pres ndonjë mrekulli nga plazma hiper-imune. Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës u vërtetua se aty-aty është përfitimi. Edhe plazma mbetet në të njëjtat ujëra. Ne mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërfshirës. Kësisoj edhe për plazmën dhe për vaksinën nuk pres ndonjë mrekulli të madhe. Pres që të kemi një vakinë në fund të vitit ose të fillim të vitit tjetër.

Në hemisferën Jugore qarkullimi i virusit ka treguar se ka qenë shumë i ulët. Të njëjta masa që duhen marrë për Covid-19 duhen marrë edhe për gripi stinor sepse është virus respirator.

Sa i takon vaksinës ndaj virusit stinor, mendoj se na mbron ndaj këtij virusi, por jo kundër Covid-19. Kjo na ndihmon që të dallojmë viruset të dyja nga njëra-tjetra. Vaksinimi i gripit heq një probabilitet shumë të madh.

Ndaj do ta rekomandoj sipas grupeve të popullatës, ata që janë më të rrezikuar dhe që janë më të ekspozuar. Unë e rekomandoj vaksinimin në këtë pikë.

https://youtu.be/fPMfUdQxLls

Vendi Shendetësi Lajme Këshilla vaksina pellumb pipero anti grip plazma

EMISIONET