800 fëmijë vuajnë nga diabeti, Shoqata: Shteti nuk u rimburson asnjë lek

800 fëmijë vuajnë nga diabeti, Shoqata: Shteti nuk u rimburson

Kostoja në një ditë e një fëmije apo adoleshenti vetëm për të matur diabetin është 150 lekë, për tre fisha që vendosen ne aparat, pa përfshirë dietën dhe kujdesin mjekësor.

Për këtë grup moshë është ngritur dhe një Shoqatë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe shqetësimi që ndan Shoqata është se shteti nuk ka mundësi të rimburosojë këto fisha dhe shumë prej familjeve nuk kanë mundësi të shohin se sa është niveli i sheqerit në gjak.

Vetëm në Shqipëri, janë 800 fëmijë e adoleshentë diabetik.

Asim Toro si drejtues i kësaj Shoqate tha se arsyet janë gjenetike, por edhe mënyra e të ushqyerit dhe mungesa e aktiviteteve fizike.

Ndërsa në rang vendi, 7% e popullësisë është diabetike. Sipas Shoqatës shumë prej premtimeve të qeverisë nuk janë mbajtur, duke bërë që shëndetit i tyre të përkeqësohet.

EMISIONET