60 vite në fron, Mbretëresha që shtrëngoi duart me diktatorët më gjakatarë

Mbretëresha Elizabeta e II e Britanisë së Madhe feston të enjten 90 vjetorin e lindjes, duke u bërë monarkia e parë e vendit me këtë moshë.

Ajo ka përjetuar momente të rëndësishme të historisë, që nga rënia e Perandorisë Britanike, rënia e Murit të Berlinit, etj. Gjatë mbretërimit të saj, Britania ka pasur 12 kryeministra.

Posti i mbretëreshës është më shumë simbolik në vendin ishullor. Ajo ka ardhur në front pa mbushur ende të 30-t, duke shënuar kështu një “rezultat” historik të qëndrimit në fron prej më shumë se 60 vitesh. Gjatë mbretërimit të saj, ka takuar disa prej diktatorëve më të frikshëm në botë dhe udhëheqës që respektojnë më së paku të drejtat e njeriut.

Më i riu në listë është Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, i cili gjatë një vizite treditore në Britani për bisedime me Tony Blair, zhvilloi edhe një takim me Mbretëreshën. Ai është i vetmi presidenti sirian që ka zhvilluar një takim të tillë.

Assad

asa

Assad është kreu i një regjimi autoritar dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura siriane. Regjimi i tij akuzohet si përgjegjës për vrasje masive të civilëve gjatë luftës së fundit. Sipas të dhënave, gjatë luftës 5 vjeçare në Siri, kanë humbu jetën më shumë se 470 mijë persona.

Mobutu Sese Seko

seko

Një tjetër takim i Mbretëreshës është me diktatorin ushtarak të Republikës Demokratike të Kongos gjatë vizitës së tij shtetërore në Britani në vitet ’70. I njohur jo vetëm për krimet e tij, por edhe për korrupsionin masiv,  despoti vdiq në vitin 1997, duke mbledhur pasuri të konsiderueshme.

Robert Mugabe

mugabe

Nuk mund të mbetej jashtë takimeve edhe diktatori tjetër i famshëm Robert Mugabe, të cilit ju dha çmimi “Kalorësi i Nderit” në vitin 1994. Tri vite më vonë, titulli ju hoq nga Mbretëresha. Mugabe ka qeverisur në Zimbabve. Në fakt, këmbëngulja për heqjen e titullit u bë nga Gordon Brown, për shkak të trajtimit në mënyrë ekstreme të anëtarëve të opozitës nga ana e diktatorit.

Nursultan Nazarbayev

nazarbajeb

Nazarbayev është diktatori modern tejet i korruptuar i Kazakistanit. Takimi i Mbretëreshës u zhvillua në nëntor të vitit të shkuar. Ai qeveris vendin e tij prej 27 vjetësh dhe në zgjedhjet e prillit mori plot 97.7 për qind të votave. Regjimi i tij është autoritar, ka shtypur disidentët dhe ka një katalog të madh të shkeljes së të drejtave të njeriut.

 Sheikh Nasser

naser

Nasser është komandanti i Gardës Mbretërore të Bahreinit. Me të, mbretëresha Elisabet 2, hëngri edhe një drekë miqësore në kështjellën “Windsor Castle”. Megjithëse mbretëria shkel në vijimësi të drejtat e njeriut, mbretëresha nuk mendon kështu. Dreka u cilësua si një “gabim katastrofik gjykimi” nga sovrania.

Yoweri Museveni

musevini

Mbretëresha u takua me presidentin e Ugandës në një takim të udhëheqësve të Komonuelthit në Maltë në nëntor të vitit 2015. Museveni akuzohet se duke përdorur forcën e tij ka shtypur forcat opozitare. Në pushtet qëndron prej 30 vitesh, ndërsa ka bërë ligje të ashpra për homoseksualët, të cilët fillimisht do të dënoheshin me vdekje, por më vonë ligji u “zbut”. Në Ugandë homoseksualiteti është i paligjshëm.

Hassanal Bolkiah

bolkian

Shkëlqesia e saj ka takuar më shumë se një herë Sulltanin e Bruneit. Sulltani është kreu i shtetit, kreu i qeverisë dhe monark i vendit, pra i gjithë pushteti në duart e tij. Pushtetin e ka trashëguar nga babai, pra i pa shkëputur. Homoseksualizmi dënohet me vdekje në Brunei.

 

/Ora News/

 

EMISIONET