55 vjet “Petro Nini Luarasi”, nxënësit nga argëtimi në projekte dixhitalizimi të regjistrave
Në 55-vjetorin e shkollës së tyre, petroninasit janë angazhuar për secilin nga departamentet që të realizojnë projekte të veçanta për bashkëmoshatarët dhe mësuesit.
Drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Teuta Bracaj, tha se departamenti i Gjuhë-Letërsisë ka mbledhur informacione, projekte ndër vite, por edhe ftesa për mësuesit që tashmë janë në pension në këtë përvjetor dhe në prag të festës së pavarësisë.
Një nxënës maturant nuk ka hezituar të projektojë edhe regjistrin online, si një nga nismat që është angazhuar Ministria ku notat dhe mungesat e nxënësve prindërit mund ti shohin online me anë të një kodi të veçantë. Projekti do prezantohet brenda kësaj jave.
