25-vjetori i atentatit në Lokerbi, ish shefi i FBI: Të akuzohen të tjerë persona

Ndërsa në Britaninë e Madhë shënohet 25-vjetori i aktit më të rëndë terrorist, atentati i Lokerbit, njeriu që ka drejtuar FBI-në në 12 vitet e fundit ka deklaruar për BBC-në se pret qëtë akuzohen persona të tjerë.

Robert Mueller deklaroi se në procesin hetimor është bërë progres që nga revolucioni libian i vitit 2011. Zoti Mueller përfundoi mandatin e tij si drejtor i FBI-së në shtator.

Convicted Lockerbie bomber Abdelbaset Ali Mohmet al-Megrahi (C) is escorted by security officers in Tripoli, February 1992

Në intervistën për BBC-në të, zoti Mueller u shpreh besimplotë se vijimi i hetimeve do të sjellë rezultate të reja.

“Ne kemi agjentë të FBI-së që po punojnë me kohë të plotë për të gjetur çdo pistë, sikurse kemi bërë që kur incidenti u verifikua 25 vjet më parë”, deklaroi ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit.

The investigations in to the bombing are continuing 25 years on

“Pritshmëritë e mia janë se vazhdimisht ne do të sigurojmë informacione shtesë, ndoshta edhe dëshmitarë të rinj dhe se persona të tjerë do të akuzohen për pjesëmarrje në këtë ngjarje”, vijoi Mueller.

Avioni “Pan AM 103” u hodh në erë teksa fluturonte, katër ditë para Krishtlindjes së vitit 1988, duke vrarë 259 persona në bord dhe 11 të tjerë në tokë, në qytetin jugor të Skocisë, Lokerbi.

Lockerbie memorial

Të paktën 189 viktima ishin shtetas amerikanë. Që atëherë hetimi i FBI-së është fokusuar në identifikimin e përgjegjësve të atentatit, bashkë me autoritetet skoceze.

Personi i vetëm i dënuar për ngjarjen është libiani Abdelbaset al Megrahi, që u lirua nga burgu dhe vdiq vitin e kaluar, duke pretenduar për pafajësi.

 

EMISIONET