16 sirianët e ardhur strehohen në Kareç të Vorës, refuzojnë azilin në Shqipëri

Sirianët e parë që hynë dje nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë janë akomoduar në pikën e pritjes së emigrantëve në Kareç të Vorës.

Shtetasit kanë hyrë dje në brendësi të kufirit shqiptar në përpjekje për të shkuar në Gjermani.

Ata kanë refuzuar azilin në vendin tonë. Sipas Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Korçë, 16 sirianët u kapën në fshatin Vërnik, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës.

“Këta shtetas, për shkak të kushteve të vështira, janë larguar nga kampi i Idomenit Greqi,  drejt qytetit të Selanikut, me synim për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Më pas  kanë udhëtuar nga Selaniku deri në rrethinat e Follorinës-Greqi, me dy automjete (Taxi). Pjesën  tjetër të udhëtimit të tyre, (rreth 12-13 orë) deri në tokën shqiptare e kanë kryer në këmbë, ku në afërsi të fshatit Vërnik, të rrethit Devoll, janë kapur nga  patrulla  e shërbimit”, sqaron policia.

“Shtetasit sirianë, kanë refuzuar azilin në Republikën e Shqipërisë dhe kërkuan të rikthehen  përsëri  në  Greqi. Akomodimi i tyre, deri  në momentin kur do të vendoset për t`u rikthyer në  Greqi, do  të bëhet  në  Qendrën e Mbyllur  Kareç, në  afërsi  të Vorës”, thuhet më tej.

sirianettttt sirianet

/Ora News/

EMISIONET