100 familje pa ujë dhe drita te “Fresku”, pronari i pallatit ka "harruar" banorët
Rreth 100 familje te nje pallati në zonën e “Freskut” ne kryeqytet vuajne prej dhjete ditesh mungesen e energjise elektrike dhe ujit te pijshem ne shtepite e tyre. Banoret fajesojne ndertuesin e pallatit te cilit i kane blere apartamentet dhe nuk i ka furnizuar ata me drita dhe uje.
Banoret detyrohen qe te jetojne pa energji elektrike, duke u endur neper te afermit e tyre per te plotesuar nevojat baze te te jetuarit, nderkohe qe rrezikohen per shkak se kabllot elektrike jane jashte çdo standardi sigurie, duke rrezikuar jeten e femijeve.
Nderkohe qe njera pale ia le pergjegjesine pales tjeter, keto familje jetojne ende si nomade per shkak se shtepite e tyre jane kthyer ne germadha nga mungesa e dy burimeve baze jetike, qe jane energjia elektrike dhe uji i pijshem.
