Zgjedhjet parlamentare/ Fredi Beleri vëzhgon nga afër procesin e numërimit të votave në Himarë (FOTO)

Zgjedhjet parlamentare/ Fredi Beleri vëzhgon nga afër procesin e

 Ish-kryebashkiaku i Himarës, aktualisht eurodeputeti grek Fredi Beleri, ka vëzhguar nga afër procesin e numërimit të votave në Himarë.

Beleri shfaqet krahë kreut të PBDNJ, Vangjel Dule. Pas nisjes së procesit të votimit në Himarë, të dy ata kanë shkuar në qendrën e KZAZ. Ndërkohë sipas rezultateve deri më tani, PS po kryeson ndaj PD-ASHM.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota. Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit.

Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë.

EMISIONET