NUMËROHEN 344 KUTI/ Ibrahimaj për “Ora News” nga QNV: Rezultati brenda parashikimit të Ramës, 78-88 mandate
Teksa rezultatet që vijnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndryshojnë nga minuta në minutë dhe kur janë numëruar tashmë votat në 344 kuti, rezulton se PS-ja kryeson me 54 % të votave, apo e thënë në mandate me 83 mandate deputetësh, e ndjekur nga PD –ASHM me 34 % apo 49 mandate.

Procesi i numërimit të votave të Tiranës në QNV-në tek shkolla “Vasil Shanto” po ndiqet nga ministrja Delina Ibrahimaj.
Për “Ora News”, Ibrahimaj e cilësoi pjesëmarrjen në votime të kënaqshme dhe shtoi se në informacionet paraprake edhe rezultati do të jetë brenda pritshmërive të PS-së.
“Kryeministri Rama e bëri parashikimin e tij ku dyshemeja do të ishte 78 mandate dhe maksimumi 88 mandate. Dhe nga ajo që po transmetohet në media në këto orë duket se dhe rezultati do të jetë brenda kësaj pritshmërie”, u shpreh Ibrahimaj.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

