Zbulohen dy qendra prostitucioni afër shtëpisë së Ministrit Lleshaj, po kërkohen edhe klientët

Zbulohen dy qendra prostitucioni afër shtëpisë së Ministrit

Burimet bëjnë me dije se qendrat e masazhit të cilat ofronin shërbim  ekstra, ndodhen në zonën e Pazarit të Ri, ne Tirane, pikërisht në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Po nga këtu mori emrin dhe operacioni "Extra Service"

Policia njoftoi sot se janë arrestuar dy vëllezërit, Mario, 26 vjeç dhe Andi Roshi, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë të cilët qendrat e masazhit I përdornin për  shfrytëzim prostitucioni.

Në njoftimin e saj policia informon se po vijon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi. "

Si rekrutoheshin - Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

"Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike tirane qender prostitucioni Extra Service"

EMISIONET