Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë dhe të identifikojë autorët e atentatit të ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Ridvan Ramazani alias Hyseni u gjet i pajetë rreth orës 11:20 ditën e sotme (28 nëntor), në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti brenda makinës së tij.

Autorët janë konfliktuar mëngjesin e sotëm më djalin e 46 vjeçarit, banues në fshatin Darragjat, Shkodër, ndërkohë që dyshohet se ky i fundit ka shkuar për të sqaruar sherrin, duke mbetur i vdekur.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri”, njofton Policia.

Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Shërbimet e Policisë së Shkodrës të mbështetura nga FNSH dhe Forcat Speciale RENEA po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet“, vijon policia në njoftimin për shtyp shpërndarë mbrëmjen e sotme.

Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera

LEXO EDHE: Atentati në Shkodër: Ora News siguron foto të viktimës