Tjetër aksident në Tepelenë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, pl*gosen tre persona

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tepelenë, ku janë plagosur tre persona. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të qytetit.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy automjeteve dhe një pasagjer. Policia ndodhet në vendngjarje, teksa të plagosurit u dërguan në spital.
Kujtojmë se më herët në kthesën e Viroit, një motoçiklist është përplasur me një kamion.
Motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkruar kalimtarë të rastit për t’i dhënë ndihmën e parë.

