Vjedhjet tek vilat në Liqenin e Thatë, arrestohet Hektor Qiriazi, i dënuar me burg përjetë në Greqi
Hektor Qirjazi, është arrestuar nga Policia e Shtetit. 38-vjeçari ka rënë në prangat e efektivëve gajtë operacionit që është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Saukut.
Ai është një emri i njohur për policin, ndërsa njihej edhe me emrin 'Dorian.' Hektor Qirjazi, është dënuar në Greqi me burg përjetë, si pjesë e një grupi për vjedhje me armë.
Qirjazi ishte pjesë e grupit të shqiptarëve në Greqi, që u godit në vitin 2013, ku në pranga ra vetëm Ilir Gjini.
Shqiptarët akuzoheshin se kishin kryer një sërë grabitjesh. Në grupin e shqiptarëve që kryenin vjedhje në Greqi ishin: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi.
Policia gjatë operacionit anti-drogë që është zhvilluar pasditen e të hënës në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë, arrestoi 5 person ku në mesin e tyre ka qenë edhe Qirjazi. Sipas policisë ata akuzohen për gjobëvënie dhe shpërndarje droge.
Lexo edhe: Operacion anti-drogë te Liqeni i Thatë, 5 të shoqëruar
