VIDEO/ Plas pistoleta në plazh/ Panik te pushuesit, plagoset shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në plazhin Torvajanica në afërsi të Romës.

Rreth orës 10.30 minuta dy persona të armatosur kanë plagosur me armë zjarri një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mes qindra pushuesve që po kalonin këtë të dielë buzë detit.

Shqiptari është më precedentë penal e është plagosur në këmbë.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë informuar se dy autorët e krimit kanë mbëritur në plazh me motorr e kanë qëlluar disa herë me pistoletë kundër shqiptarit i cili po kalonte një ditë pushimi në Torvaianica.

Shqiptari është në rrezik për jetën e po kurohet në spitalin San Camillo të Romës ku i është nënshtruar një operacioni delikat neurokirurgjik.

Ngjarja ka ndodhur në stabilimentin Bora Bora të Torvajanicas e shqiptarit i është dhënë ndihma mjekësore me helikpterin e urrgjencës spitalore që është ulur buzë detit.

Shqiptari është i njohur nga policia italaine për disa vepra penale e dyshohet se atentati ndaj tij lidhet me larje hesapesh në botën e krimit.

Dy atuorët e krimit janë larguar pa lënë gjurmë, Për zbardhjen e ngjarjes po punojnë autoritetet policore të provincës së Romës.

Vendi Bota Lajme itali plazh plagosje Kronike shqiptari

EMISIONET