Zjarrin në parkimin e kullës "Down Town" e shkaktoi defekti në një makinë

Një defekt teknik i një automjeti dyshohet se ka shaktuar edhe flakët që dogjën dy makina në parkimin e kullës në ndërtim të quajtur "Down Town".

Këto pamje vijnë nga parkimi nëntokësor në kullën në ndërtim "Down Town",  e cila mbrëmjen e së premtes u përfshi nga flakët.

Sipas të dhenave, ky mjet tip "Benz" që shikohet në këtë foto ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik.

Nga zjarri është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip "Volvo", e cila ndodhej fare pranë makinës "Benz".

Dëri më tani ekspertet e policisë dhe forcave zjarrfikëse po punojnë me qëllim nxjerrjen e një akti ekspertimi në lidhje me zjarrin e rënë.

Pjesë e verifikimeve është edhe nëse subjekti në ndërtim ka pasur lejen e duhur që kati i nëndheshëm të funksiononte si parkim automjetesh.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk kishte persona të lënduar.

Por ngjarja e ndodhur ka krijuar një panik për banorët e zonës ne lidhje me sigurinë e ndërtesës në fjalë.

tirane zjarr te kulla hetimet

EMISIONET