Zjarri përfshin vend grumbullimin e mbetjeve në Libohovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 16:33

Një zjarr ka shpërthyer në vend grumbullimin e mbeturinave në Libohovë.
A2 CNN mëson se flakët e zjarrit po çlirojnë në ajër re të ndotur, duke e përcjellë drejt zonës së banuar.
Ne vendngjarje po angazhohen 10 forca zjarrfikëse të Gjirokastrës e Libohovës si dhe pjesëtarë të Policisë së Shtetit.
Shkaqet e zjarrit deri më tani ngelen të panjohura, ndërkohë që po punohet për identifikimin e zjarrvënësit./ A2

