Zjarret në 2025/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin: 1 deri në 3 paga mujore për punonjësit e angazhuar për shuarjen e flakëve

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. 

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

• U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;
• Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.

Vendimet e plota të Këshillit të Ministrave i gjeni në link:

https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-2-shtator-2025/

EMISIONET