Transportonte lëndë drusore në mënyrë të jashtëligjshme, nis hetimi për 37-vjeçari në Korçë

Një 37-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Korçës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 8 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Bëhet me dije se janë sekuestruar sasia e druve në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Stropskë, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundraligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

