Zjarr në Lushnje, digjen 15 ha dru frutorë, ullinj dhe zona pyjore, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

Një zjarr ka rënë në vargun e ‘Kodrave të Vainit’ mbi qytetin e Lusnjes.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri është riaktivizuar sot në mesditë, vatër e cila u shua mbrëmjen e djeshme.

Banorët e zonës, policia e shtetit dhe forcat e zjarrfikëses, po përpiqen që të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore pasi mjetet nuk arrijnë në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 15 hektar drufrutore, ullinj dhe zona pyjore.

Zjarri i ndihmuar nga era e forte aktualisht  është jashtë kontrollit por është larg zonave te banuara.

Zjarr në Lushnje, digjen 15 ha dru frutorë, ullinj dhe zona pyjore, e

/Ora News/ 

EMISIONET