Zgjedhje të parakohshme lokale? Ndreca: Nuk ekziston si term, të pjesshme në Shkodër e Vorë

Një ndër çështjet e nxehta që ka marrë rrugë në Gjykatën Kushtetuese është edhe vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi ka denoncuar nëj përpjekje të mazhorancës për ta tërhequr padinë në gjykatë. 

Nesër do të mblidhet Shoqata e Kryebashkiakëve të vendit për të rrëzuar nga posti i kryetares zonjën Voltana Ademi dhe vendosjen në vend të saj të një socialisti.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, juristi i PS-së, Plarent Ndreca,  thotë se Ademi është jashtë  mandatit të saj ligjor dhe çdo veprim që ka bërë është nul.

Ndreca: Voltana Ademi është pa mandat aty, është jashtë mandatit ligjor. Përsa kohë mandati i kryetares apo kryetarit të bashkisë është me afat të përcaktuar qartë gjykoj që vijimi i mandatit të zonjës Ademi ëshë i paligjshëm, antikushtetues. Çdo veprim që ka bërë është nul në gjykimin tim si jurist dhe janë kushtet të zgjidhet një kryetar i ri i bashkisë por kryetari i ri i bashkisë zgjidhet me votë, jo me emërim. Vendosja e një socialisti nuk është në dorën e socialistëve, nuk është në dorën e kryetarit të PS as kryeministrit, është në dorën e zgjedhësve.

E ndërsa është lënë e hapur mundësia për zgjedhje të parakohshme lokale, Ndreca e konsideron të pamundur.

Ndreca: Konsideroj që është e pamundur të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme janë për pushtetin qëndror nuk mund të ketë në pushtetin lokal. Nuk mund të ndërpriten mandatet e kryetarëve të bashkive të zgjedhur ligjërisht. Zgjedhje të parakohshme lokale nuk ekziston si term. Mund të ketë zgjedhje të pjesshme aty ku mungon kryetari i bashkisë siç është bashkia e Shkodrës që nuk ka një kryetar bashkie ligjërisht apo Vora.

Ndërkohë sa i takon ftesës së Ramës për Bashën, ai nënvizon se bëhej fjalë për bashkëpunim dhe jo bashkëqeverisje.

Ndreca: Rama nuk ka bërë thirrje për bashkëqeverisje por bashkëpunim. Bashkëpunimi mund të shtrihet në disa fusha dhe është momenti i duhur që Shqipëria të ketë një koalicion midis faktorëve dhe aktorëve të ndryshëm që merren jo vetëm me politike por edhe mediave, shioqërisë civile dyhe institucioneve të papavrura në mënyrë që axhendat kombëtare të ecin me një ritëm, me një puls. Ftesa e parë do ti bëhet aktorit kryesor që ëhstë pas atij qeverisës, që është opozita. Por nuk e kam dëgjuar dhe nuk besioj që Rama ka shtrirë dorën për bashkëqeverisje por bashkëpunim.

EMISIONET