Shqipëria tërheq vëmendjen e investitorëve nga Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite

Shqipëria, një vend në zhvillim dhe e bekuar me pasuri natyrore ka tërhequr vëmendjen e pesë investitorëve nga Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite.

Të hënën ata mbërritën në Tiranë nga ku do të nisin eksplorimin e vendit por edhe takimet me grupet e interesit.

Evanthi Pango, drejtuese ekzekutive e Organizatës Ballkanike Arabe, tregon arsyet e kesaj ekspedite per investim.

Nisur nga përvoja e tyre, investitorët i kanë të qarta synimet dhe sektorët ku do të shtrijnë aktivitetin.

Yahya al Shamly: Qeveritë tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi duke parë sektorët ku do të investojmë me qëllim rritjen e ekonomisë. Fillimisht do të përqëndrohemi te pasuritë e patundshme dhe në hoteleri turizëm.

Hamad al Sobaie: Unë jam biznesmen në fushën e ndërtimit por për të investuar në këtë sektor duhet të njoh më tepër vendin, zonat ku mund të ndërtojmë.

Përveç turizmit dhe ndërtimit, teknologjia është një tjetër fushë për të cilën ata kanë shfaqur interes.

Wael al Khatib: Kam dëgjuar shumë për Shqipërinë, unë merrem me bizneset e IT-së, telekomunikacionit dhe do të doja ta shtrija këtë eksperiencë edhe në vendin tuaj, duke e ditur qe vendi juaj po rritet e zhvillohet dita ditës.

Khaled Soliman: Jam shumë i lumtur për vizitën këtu. Falenderoj qeverinë dhe njerëzit për mikëpritjen. Jam në Shqipëri për të ndarë idenë e bankës së arit. Nuk dua të jap shumë detaje por ideja është që njerëzit të depozitojnë flori dhe jo para.

Pandemia e Covid-19 ngriu investimet e huaja në vendin tonë por përmirësimi i situatës duket se ka rikthyer interesin e biznesmenëve nga lindja e mesme dhe jo vetëm.

EMISIONET