Zbulohet "streha" e lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar. Sekuestrohen kompjutera dhe para

Zbulohet "streha" e lojërave të fatit në Tiranë, 5

Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit në kryeqytet. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

"Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç".

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën "Irfan Tomini" dhe në një lokal në bulevardin "Gjergj Fishta", duke organizuar lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane lojera fati arrestime

EMISIONET