Yuri Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin tuaj

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese këtë të enjte (16 shtator).
Ambasadorja shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.
Ambasadorja gjithashtu shtoi se janë duke punuar me institucionet përkatëse që GJK të ketë anëtarësim të plotë.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë,” shkruan Kim.
As the Constitutional Court returns to session, I went to pay my respect to the judges. Critical for CC to continue to render judgments w/ integrity & independence, in accordance w/their oath of office. We are working w/relevant institutions so CC will have complete membership. pic.twitter.com/Fd56TFuu2K
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 16, 2021

