"Merkel 2 herë në Tiranë", Rama 'thumbon' edhe Berishën: Nuk të ftonte askush!

Kreu i qeverisë foli sipas tij për arritjet e Shqipërisë gjatë qeverisjes së socialistëve nga Kuvendi.

Teksa tha se askujt nuk ia merrte mendja se kancelarja gjermane do të vinte dy herë në  Tiranë, solli edhe reagimin e opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e replikoi.

Rama u shpreh se Tiranën nuk e vizitonte askush e ndërsa kryeministrin nuk e ftonte askush në periudhën e fundit

Rama: "Shqipëria nuk diskutohet më nga askush që është gati të ulet në tryezë me BE. Do të ndodhë çdo të ndodhë me Bullgarinë ne nuk na intereson. Më e rëndësishmja shihemi me respekt si pikë referimi në Ballkan. Kush mund ta imagjinonte deri 8 vjet më parë që kancelarja e Gjermanisë do vinte 2 herë në Tiranë, nga një histori 100 vjet që s'ka ardhur asnjëherë. (Flet opozita dhe Basha).

Nuk ka ardhur për vizitë bilaterale, ka ardhur për Kosovën.  1 herë për vizitën e parë bilaterale në histori të një kancelari gjerman dhe herën e 2 për të bërë dhe një samit me përfaqësuesit më të lartë të Ballkanit Perëndimor.

E pra ky është vetëm një shembull që të mos e lejmë vetëm një se ka shumë. Ëhhtë fakti që Shqipëria para pak kohësh u bë vendi i stërvitjes më të madhe në NATO. Shqipëria tani nuk e mbush karrigen si një vend guak dhe inferior në sytë e të huajve, por si një shtet europian nga Ballkani që ka zërin, ka edhe qëndrimin e vet të respektuar.

Tiranën nuk e vizitonte më askush përveç ndërmjetësuesve të huaj. Ndërsa kryeministrin nuk e ftonte më askush në periudhën e fundit, por përtej këtyre kam diçka të rëndësishme. Mos është e rastit pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kur gjysmë satrapi i trajtonte sikur bashkëqeveriste me ta."

EMISIONET