Xheferri: Bizneset janë mbytur nga presioni i çmimit. Politikat qeveribërëse të arsimit, kanë dështuar industritë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Xhaferri, është shprehur bizneset sot janë të mbytura nga presioni i çmimit.

Në një intervistë për Ora News, Xhaferri tha se krijimi i bordeve ishte si krijimi i një karteli që sipas tij ishte një justifikim i qeverisë, për të thënë se po reagon për krizën ekonomike.  

Besart Xhaferri: Të gjithë bizneset sot janë  të mbytura nga presioni I çmimit. Zgjidhja e vetme  ishte krijimi I bordeve që, mund të thuash se ishte krijimi i një karteli që unë nuk e kuptoj pse u krijuan bordet, por unë mendoj se ishte një përgjigje imediate e shpejt e qeverisë me tregu që ne po reagojmë. Reagimi që duhet të bënte një qeveri evropiane, ishte të subvencionojë. Çmimet janë rritur kudo, por ne kemi çmimet më të larta në rajon dhe kjo vjen nga akciza e naftës që qeveria e ka në dorë. Por shqetësimi tjetër kryesor që kanë bizneset është edhe frika nga amullia dhe pasiguria se çfarë do të ndodhë me draft ligjin e ri që do të hyjë në fuqi pas 1 janarit.

Ai tha se taksat e fshehura janë më të dëmshme se ato direkte, ndërsa shtoi se nuk janë kundër bizneseve të suksesshme por kundër oligarkisë së pandershme.

Besart Xhaferri: Taksat e fshehta janë shumë herë më të dëmshme se taksat direkte. Ne jemi kundër oligarkisë së pandershme. Ne nuk jemi kundër bizneseve shumë të suksesshëm shqiptarë që me tregun e lirë, me konsumatorin personal, shesin produkte dhe janë më të pasuritë në Shqipëri.

Xhaferri theksoi ndër të tjera se: Sistemi ynë arsimor, politikat qeveribërëse të arsimit, kanë dështuar industritë, kjo është e thjeshtë. Një lloj propozimi që mund të ishte, do ishte që të paktën kompanitë që do krijonin kurse prefesionale, brenda fabrikave, tu subvencionoheshin taksat. Për ikjen e rinisë, unë gjithmonë do krijojë opozitën dhe alternativën. Kjo është koha që të dalë nga lufta e brendshme dhe të fillojë të jetë alternativë.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET